GDPR Compliance

We use cookies to ensure you get the best experience on our website. By continuing to use our site, you accept our use of cookies, privacy policy and terms of service.

ESC

What are you looking for?

Newsletter image

Subscribe to our Newsletter

Join 10k+ people to get notified about new posts, news and updates.

Do not worry we don't spam!

Schedule your 15-minute demo now

We’ll tailor your demo to your immediate needs and answer all your questions. Get ready to see how it works!

Sistem i Avancuar për
Menaxhimin e Flotave të Automjeteve

Qartësi totale, kontroll dhe automatizim për operacionet tuaja të flotës.
Platformë e avancuar për GPS dhe menaxhimin e flotave, ndërtuar për operacione reale. Gjurmim në kohë reale, porosi pune të automatizuara, njoftime inteligjente dhe analiza të detajuara, të gjitha në një sistem të lehtë për t’u përdorur.

Pa karte krediti

Sistem i Avancuar për Menaxhimin e Flotave të Automjeteve
Sistem i Avancuar për Menaxhimin e Flotave të Automjeteve Sistem i Avancuar për Menaxhimin e Flotave të Automjeteve

Të besuar për thjeshtësinë dhe funksionalitetin

Bazuar në 4,000+ Review
Trustpilot Trustpilot Trustpilot Trustpilot Trustpilot Trustpilot Trustpilot Trustpilot Trustpilot Trustpilot Trustpilot Trustpilot
Gjurmim GPS i Flotave dhe telematikë automjeti
01.

Gjurmim GPS i Flotave dhe telematikë automjeti

Monitoroni flotat tuaja në kohë reale me gjurmim të avancuar GPS dhe të dhena telematike automjeti. Gjurmoni vendodhjen live të automjeteve tuaja, historikun e lëvizjes, udhëtimet, rrugët e përshkuara, ndalesat, konsum karburanti, karikimet e EV, përqindjen e baterisë për makinat elektrike, kilometrazhin dhe aktivitetin e shoferit. Përmirësoni vizibilitetin e flotës, reduktoni përdorimin e pa-autorizuar, optimizoni udhëtimet dhe fitoni kontroll të plotë nga sistemi i centralizuar Auttom.

Live Gps location
Operacionet e Flotës nuk janë më pengesë, ata janë totalisht të monitorueshme në kohë reale.

Driver Management & Work Control
02.

Menaxhimi i Shoferëve, Kontrolli dhe Ndarja e Punës

Menaxhoni shoferët, automjetet e caktuara, licencat, certifikimet, oraret e punës, orët shtesë, prezencën dhe performancën nga një sistem i vetëm menaxhimi flote. Mbani regjistrime të plota për shoferët, monitoroni produktivitetin, gjurmoni urdhrat e punës të kryera, menaxhoni kërkesat e shoferëve dhe siguroni pajtueshmërinë me politikat e kompanisë. Përmirësoni llogaridhënien dhe efikasitetin operacional përmes softuerit të centralizuar të menaxhimit të shoferëve.

Driver Management
Aktiviteti i Shoferëve me 96% pajtueshmëri dhe llogaridhënie të plotë në operacionet e monitoruara të flotes.

Fleet Maintenance
03.

Mirëmbajtja e Flotës & Planifikimi i Serviseve Parandaluese

Reduktoni kohën e servisit të automjeteve dhe zgjatni jetëgjatësinë e flotës me menaxhim të automatizuar të mirëmbajtjes. Planifikoni shërbimet bazuar në kilometra, orë pune, data ose intervale të personalizuara. Gjurmoni inspektimet, ndërrimin e vajit, zëvendësimin e gomave, riparime, kontrolle teknike, garanci dhe historikun e shërbimeve. Merrni njoftime proaktive mirëmbajtjeje dhe kontroll të plotë mbi kostot dhe performancën e mirëmbajtjes së flotës.

fleet maintenance
99% e serviseve të planifikuara të mirëmbajtjes identifikohen përpara se të bëhen pengesë operacionale.

Fleet Alerts and Notifications
04.

Alarmet, Njoftimet dhe Monitorimi i eventeve të Flotës

Qëndroni të informuar për ngjarjet kritike të flotës përmes alarmeve dhe njoftimeve të konfigurueshme në kohë reale. Monitoroni tejkalimin e shpejtësisë, akselerimin e shpejtë, frenimin e ashpër, detektimin e aksidenteve, lëvizjen e paautorizuar të automjetit, shkeljet e zonave / perimetrit, njoftimet e mirëmbajtjes së flotës, anomalitë e karburantit, alarmet e baterisë dhe përditësimet e urdhrave të punës. Dërgoni njoftime përmes panelit, aplikacionit celular, emailit, SMS ose WhatsApp-it.

fleet alert notifications
Zbuloni eventet kritike të flotës dhe merrni njoftime menjëherë tek personat përgjegjës.

Fleet Reports, Analytics & Business Intelligence
05.

Raportet, Analizat e Flotës & Business Intelligence

Shndërroni të dhënat operacionale në njohuri konkrete përmes raportimit dhe analizave të avancuara të flotës. Gjeneroni raporte të detajuara për shfrytëzimin e automjeteve, konsumin e karburantit, aktivitetin e karikimit të automjeteve elektrike, performancën e shoferëve, rrugët GPS, kohën e udhëtimit, kostot e mirëmbajtjes, shpenzimet e flotës, plotësimin e urdhrave të punës dhe KPI-të operacionale. Eksportoni raportet në formatin PDF, Excel ose CSV për analiza më të thelluara.

fleet reports and analytics
Transformoni mijëra evente të flotës në informata të qarta operacionale dhe tregues të matshëm performance.

Branch, Department & Multi-Location Management
06.

Menaxhimi i Degëve, Departamenteve & Stacioneve të Kompanisë

Organizoni dhe menaxhoni operacione komplekse flote sipas degëve, departamenteve, rajoneve dhe stacioneve të biznesit. Përcaktoni automjete, shoferë, mbikëqyrës, dispečerë dhe menaxherë në vendndodhje specifike duke ruajtur kontrollin e centralizuar. Konfiguroni orët e punës, pushimet, politikat operacionale, flukset e miratimit dhe lejet e aksesit për çdo strukturë organizative.

branch department multi-location management
Menaxhoni automjetet, shoferët, përdoruesit dhe operacionet sipas degëve/departamenteve nga një platformë e vetme.

Integrations, APIs & Business Automation
07.

Integrimet, API-të & Automatizimi i Flotës

Lidhni softuerin tuaj të menaxhimit të flotës me pajisje GPS, telematikën CAN Bus, Google Maps, Mapbox, OpenStreetMap, sistemet ERP, platformat CRM, ofruesit VoIP, WhatsApp Business, portat SMS, procesuesit e pagesave dhe aplikacionet e tjera të palëve të treta. Automatizoni flukset e punës, eliminoni futjen e dyfisht të të dhënave dhe krijoni një ekosistem të lidhur të operacioneve të flotës.

fleet integrations and business automation
Eliminoni proceset manuale duke lidhur operacionet e flotës me sistemet tuaja ekzistuese biznesore.

Ndërtuar për Çdo Lloj Operacioni Flote.

Sistemi i Menaxhimit të Flotës Auttom është i besuar nga kompanitë e transportit, ofruesit e logjistikës, organizatat e shërbimeve në terren, flotët e shërbimeve publike, agjencitë, kompanitë e ndërtimit, operatorët e makinave me qira, shërbimet e dispecimit të taksive, bizneset e dërgimit dhe operatorët e flotave të automjeteve elektrike që duan të përmirësojnë eficencën e flotës, të reduktojnë kostot operacionale, të automatizojnë dispecimin dhe të rrisin shfrytëzimin e automjeteve.

Gjithçka për të cilën Flota Juaj ka nevojë, në një Platformë.

Gjurmim GPS në Kohë Reale

Vendndodhja në kohë reale në Google Maps, Mapbox ose OpenStreetMap me satelit, hibrid, terren, trafik dhe cdo filtër tjetër i nevojshëm.

Paneli i Flotës

Pasqyrë e plotë e automjeteve aktive, shoferëve, shfrytëzimit, mirëmbajtjes dhe metrikave kryesore të performancës.

Urdhrat e Punës & Dispecimi

Planifikoni, caktoni automatikisht dhe gjurmoni detyrat me pamje kalendarike dhe përditësime në kohë reale.

Menaxhimi i Shoferëve

Profilizimi, gjurmimi i performance, menaxhimi i licence, autorizimi i pajisjeve dhe aplikacion i dedikuar.

Mirëmbajtja & Alertet Njoftuese

Alarme të automatizuara për shërbim, sigurim, taksë, karburant dhe planifikim bazuar në kilometrazh apo afate kohore.

Degët & Departamentet

Organizoni operacionet tuaj sipas orarit të punës / turneve, automjeteve të caktuara, shoferëve dhe menaxherëve.

Chat i Brendshëm & Sistem tickets

Chat i brendshëm në kohë reale për komunikim ekipi dhe sistem i fuqishëm ceshtjesh për krijimin, caktimin dhe menaxhimin e tickets për çështje mirëmbajtje, incidente, kërkesa shoferësh dhe komente performance me gjurmim të plotë statusi.

Destinacione të Njohura, Stacione & Geozonë

Konfiguroni vendndodhjet e përdorura shpesh, stacionet dhe vendosni tarifa fikse për rrugë të zakonshme, dhe përcaktoni geozona me kufizime rrezeje, alarme hyrjeje/dalje dhe rregulla optimizuese rrugësh.

Integrime & Siguri

Lidhje të thjeshtë me WhatsApp, SMS, email, sisteme pagesash, VoIP e më shumë. Siguri e avancuar duke përfshirë autorizimin e pajisjes & IP-së, enkriptimin e të dhënave, kontrollin e aksesit bazuar në role dhe mbrojtje të nivelit enterprise.


Çfarë thonë klientët:

“Pasi kaluam në sistemin e dispecimit të Auttom, kemi parë një përmirësim të dukshëm në efikasitetin tonë operacional. Sistemi na lejon të pranojmë më shumë rezervime dhe redukton ndjeshëm ngarkesën e qendrës sonë të thirrjeve. Mbresëlënës me mbështetjen e tyre të shkëlqyer ndaj klientit. Falë Auttom, ne jo vetëm po plotësojmë pritshmëritë e klientëve, por po i tejkalojmë ato!”

Xhoi Loca
CEO, Hi Taxi.

“Platformë fantastike për menaxhimin e Shërbimit të Taksive. Ka lehtësuar të gjitha proceset zinxhir të punës duke qenë më i shpejtë dhe më i saktë për klientët tanë. Sistemi i tyre i centralizuar përfshin GPS, Menaxhimin e Flotës & Stafit, sistemin e Dispecimit të lidhur me aplikacionin e shoferëve ka automatizuar procesin e porosive & operacionet tona. Ekip shumë profesional Auttom..”

Kristo Jano
CEO, KuqeZi Taxi.

“Si biznes i qiradhënies së makinave, kemi parë një përmirësim të rëndësishëm duke integruar GPS-in dhe Sistemin e Rezervimit të Makinave me Qira të Auttom. Gjurmimi i vendndodhjes GPS është jashtëzakonisht i saktë, sensorët e kofanos dhe funksionet e geozonës janë të dobishme për sigurinë e automjeteve tona...”

Fabio Cela
CEO, Albaride

“Suport dhe rezultate të Shkëlqyera! Pasi kaluam në sistemin e dispecimit të Auttom, kemi parë një përmirësim të dukshëm në efikasitetin tonë operacional. Sistemi na lejon të pranojmë më shumë rezervime dhe redukton ndjeshëm ngarkesën e qendrës sonë të thirrjeve. Mbresëlëna gjithashtu mbështetja ndaj klientit e ofruar gjatë fazës së implementimit; na udhëzuan hap pas hapi!”

Soni Kajo
General Manager, One Taxi
Besuar nga kompani prestigjoze.
American Hospital
Login albania
Free Taxi
Masabi Fruits
Green Taxi
Urban Taxi

Gati për të Transformuar Operacionet e Flotës Suaj?

Mos harxhoni më kohë dhe para me sisteme të vjetruara. Planifikoni demo të personalizuar sot dhe zbuloni se si Sistemi i Menaxhimit të Flotës Auttom, mund të ofrojë rritje të vërtetë për biznesin tuaj

Provë 14-ditore, pa nevojën e një kartë krediti